Menu
RSS
TINKERBELL: LEGJENDA E NEVERBEAST

TINKERBELL: LEGJENDA E NEVERBEAS…

Zana argëtuese dhe e...

TË TËRBUAR 7

TË TËRBUAR 7

Deckard Shaw kërkon ...

TË SHPEJTË DHE TË TËRBUAR 6

TË SHPEJTË DHE TË TËRBUAR 6

Që nga aventura e ty...

PA DHIMBJE NUK KA ARRITJE

PA DHIMBJE NUK KA ARRITJE

Michael Bay, regjiso...

LIGËSI E VDEKUR

LIGËSI E VDEKUR

Nga producenti i hor...

DASMA E MADHE

DASMA E MADHE

Një kast yjesh për n...

NJERIU I HEKURT 3

NJERIU I HEKURT 3

Iron Man, Tony Stark...

UDHËTIM FAJI

UDHËTIM FAJI

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: HAKMARRJA

G.I. JOE: HAKMARRJA

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Login
x
o
Regjistrohu
x
o

A+ A A-

“Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”

“Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin” “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”

Me titull “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”

faqja elektronike e gazetës “To Vima” publikon një pjesë të dosjes hetimore të rojeve të burgut, që duket se janë autorët e vdekjes së tij.

Bëhet fjalë për dëshmitë e dhëna nga disa prej gardianëve, tek agjentët e hetimit të brendshëm të policisë greke, dhe jo për deklaratat e tyre në Hetuesi.

Në këto dëshmi përshkruhen hollësitë tronditëse të skenave të torturave dhe emrat e të gjithë gardianëve, që ndodheshin atë ditë në burgun e Nigritës, përveç njërit, si dhe të rojeve të jashtme të këtij institucioni për të burgosurit e krimeve të rënda.

Tekstualisht, në një fragment të dosjes shkruhet “Dikush nga të 14-tët që gjuanin Karelin thirri: Ndaloni, do ta vrasim. Por asnjëri nuk e dëgjonte. Edhe ai që thirri, pas pak e qëlloi me shkelm. Në një moment, drejtori i burgut, që dëgjoi britmat e të burgosurit shqiptar, hyri në dhomë dhe pasi pa gjendjen e tij iu drejtua gardianëve duke u thënë ‘kush do që ta gjuajë, ta bëjë tani dhe të marrë përsipër përgjegjësinë, pasi nëse vdes do të humbasim shtëpitë tona’. Më pas, rojet e burgut kanë thirrur një të burgosur tjetër, i cili ka pastruar dhomën nga gjaku. Nuk ishin të shqetësuar, sepse kishin planifikuar ta çonin të nesërmen Karelin te mjeku, përveç njerit, i cili me shqetësim të madh ka shkuar menjëherë te salla e kamerave, duke e vëzhguar vazhdimisht Karelin në qelinë e tij, pasi kishte frikë se mos vdiste”.

Në vazhdim të dëshmive thuhet se drejtori i burgut, kur është marrë në dorëzim Kareli prej policëve, i ka ardhur keq për të dhe ka vendosur ta çojë në një qeli të mbikqyrur prej kamerave, për ta ruajtur nga sulmet e mundshme të rojeve, dhe ka urdhëruar një prej rojeve të jashtëm të përgatisë qelinë.

Ky i fundit, pasi ka zbatuar urdhrin, ka hyrë në dhomën ku torturonin 42-vjeçarin shqiptar dhe, pasi e ka qëlluar disa herë, ka urdhëruar t’i sjellin një peshqir të madh të lidhur nyje dhe ka filluar ta gjuajë me të në të gjithë trupin.

10 ditë pas vdekjes në burg të Ilia Karelit, tetë prej gardianëve kanë marrë afat të dëshmojnë në Hetuesi ditën e martë, kurse gjashtë të tjerët dhe drejtori priten të thirren për të deponuar në ditët në vazhdim

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top