Menu
RSS
TINKERBELL: LEGJENDA E NEVERBEAST

TINKERBELL: LEGJENDA E NEVERBEAS…

Zana argëtuese dhe e...

TË TËRBUAR 7

TË TËRBUAR 7

Deckard Shaw kërkon ...

TË SHPEJTË DHE TË TËRBUAR 6

TË SHPEJTË DHE TË TËRBUAR 6

Që nga aventura e ty...

PA DHIMBJE NUK KA ARRITJE

PA DHIMBJE NUK KA ARRITJE

Michael Bay, regjiso...

LIGËSI E VDEKUR

LIGËSI E VDEKUR

Nga producenti i hor...

DASMA E MADHE

DASMA E MADHE

Një kast yjesh për n...

NJERIU I HEKURT 3

NJERIU I HEKURT 3

Iron Man, Tony Stark...

UDHËTIM FAJI

UDHËTIM FAJI

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: HAKMARRJA

G.I. JOE: HAKMARRJA

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Login
x
o
Regjistrohu
x
o

A+ A A-

Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi

Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi

Njazi Kosovrasti, kryetari i Këshillit Bashkiak i shkarkuar një ditë më parë ( vetëm me votat e këshilltarëve të majtë), e cilësoi grumbullimin e këshilltarëve të majtë si veprimtari të paligjshme për të cilën Bashkia e Tiranës do të paraqesë denoncim në organet kompetente.

Pas mbledhje së KQZ ku u regjistruan dy koalicionet e drejtuara nga PD dhe PS, Kosovrasti në një prononcim për gazetarët tha se dje nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Bashkiak dhe si rregull as vendim për shkarkimin e tij. “Unë e falë jush u informova dhe sot e kam qtë qartë cka ka ndodhur. Nga atë që pashë dhe dëgjova lidhur me ngjarjen e shëmtuar të djeshme, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për mbledhje të Këshillit Bashkiak por në vlerësimin tim publik ka vetëm një emër: grumbullim i paligjshëm i qytetarëve.

Nuk është fjala për vendim, është deklaratë që këshilltarët kanë firmosur, pra as mbledhje ka pasur, as vendim që të diskutohet, nuk e kuptoj pse e bën në Bashkinë e Tiranës, ta bënin në PS ta firmosnin e kaq, as mbledhje, as vendim nuk është , ishte një organizim i paligjshëm, thjesht deklarim i vullnetit të tyre”, theksoi Kosovrasti. “Po përgatitet denoncimi për shpërdorim të detyrës për këshilltarët që tentuan me dhunë të futen në Bashkinë e Tiranës. Është një akt, veprimtari krejtësisht e paligjshme në të gjitha drejtimet.

Shteti ka institucione për zgjidhje, nuk mundet të përfitohet çdo gjë me dhunë. U demaskuan para opinionit publik” shtoi Kosovrasti. Pas tensioneve të krijuara dje në Këshillin Bashkiak, këshilltarët PS-LSI kanë mundur të shkarkojnë kryetarin e këtij këshilli Njazi Kosovrasti dhe të emërojnë në vend të tij Aldrin Dalipin. Anëtarët e majtë në Këshillin Bashkiak e kanë shkarkuar këtë të fundit me 31 vota pro. Në procesin e votimit nuk kanë marrë pjesë 24 këshilltarët e djathtë. Menjëherë pas shkarkimit nisi votimi për emërimin e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Të 31 anëtarët e majtë i kanë dhënë votëbesimin Aldrin Dalipit.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top