Menu
RSS
TINKER BELL AND THE LEGEND OF THE NEVERBEAST

TINKER BELL AND THE LEGEND OF TH…

Fun and talented ani...

FURIOUS 7

FURIOUS 7

Dominic Torretto and...

FAST AND FURIOUS 6

FAST AND FURIOUS 6

Since their recent a...

PAIN AND GAIN

PAIN AND GAIN

Michael Bay, directo...

THE EVIL DEAD

THE EVIL DEAD

Nga producenti i hor...

THE BIG WEDDING

THE BIG WEDDING

Një kast yjesh për n...

IRON MAN 3

IRON MAN 3

Iron Man, Tony Stark...

THE GUILT TRIP

THE GUILT TRIP

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: RETALIATION

G.I. JOE: RETALIATION

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Log in
x
or
Register
x
or

A+ A A-

Fluturimi 370, sinjale nga “kutia e zezë”?

Fluturimi 370, sinjale nga “kutia e zezë”? Fluturimi 370, sinjale nga “kutia e zezë”?

Ekipet e kërkimit të aktivizuara për fluturimin 370 të “Malaysia Airlines”

po hetojnë mbi një numër sinjalesh të kapura nga anijet në pjesën jugore të Oqeanit Indian, kanë bërë të ditur autoritetet, por ende nuk është e qartë nëse ndonjëra prej tyre vjen nga e ashtuquajtura “kuti e zezë” e aeroplanit të zhdukur.

Një anije e Marinës Mbretërore britanike po lundron drejt një zone, ku një anije kineze raportoi se kishte kapur dy herë sinjale elektronike, fillimisht të premten dhe më pas të shtunën, tha Angus Houston, kreu i agjencisë australiane për koordinimin e operacioneve të kërkimit.

Ndërkohë, një anije e Marinës australiane në ujrat e Oqeanit, e cila është e pajisur me mjete tepër të sofistikuara, po ndjek “një zhurmë akustike”, që është kapur në një tjetër zonë, tha Houston gjatë një konference për shtyp.

Ai shtoi se kapja e sinjaleve është “një shtysë e rëndësishme dhe inkurajuese”, por paralajmëroi se këto të dhëna duhen trajtuar “me kujdes”, pasi ende nuk janë verifikuar që u përkasin fluturimit 370.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë dëshpërimisht për ndonjë të dhënë në lidhje me vendndodhjen e avionit, që u zhduk afro një muaj më parë me 239 persona në bord. Rreth 10 aeroplanë ushtarakë, dy avionë civilë dhe 13 anije do të asistojnë në kërkimet e së dielës për avionin.

Avionët e Autoritetit australian të Sigurisë Detare (AMSA) kanë planifikuar të kërkojnë 3 zona të ndryshme të dielën, rreth 2000 kilometra (1240 milje detare) në veri-perëndim të qytetit australian të Perth-it. Bëhet fjalë për rreth 216 mijë kilometra katrorë, apo 83 mijë milje katrorë.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top