Menu
RSS
TINKER BELL AND THE LEGEND OF THE NEVERBEAST

TINKER BELL AND THE LEGEND OF TH…

Fun and talented ani...

FURIOUS 7

FURIOUS 7

Dominic Torretto and...

FAST AND FURIOUS 6

FAST AND FURIOUS 6

Since their recent a...

PAIN AND GAIN

PAIN AND GAIN

Michael Bay, directo...

THE EVIL DEAD

THE EVIL DEAD

Nga producenti i hor...

THE BIG WEDDING

THE BIG WEDDING

Një kast yjesh për n...

IRON MAN 3

IRON MAN 3

Iron Man, Tony Stark...

THE GUILT TRIP

THE GUILT TRIP

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: RETALIATION

G.I. JOE: RETALIATION

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Log in
x
or
Register
x
or

A+ A A-

Këshilltarët PS-LSI: Bashkojmë votat në Këshillin Bashkiak, të shkarkohet Kosovrasti

Këshilltarët PS-LSI: Bashkojmë votat në Këshillin Bashkiak, të shkarkohet Kosovrasti

Këshilltarët e PS-së dhe LSI-së në Bashkinë e Tiranës pas mbledhjes me dyer te vendosin të bashkojne votat në cdo Keshlli Bashkiak te vendit me qëllim balancimin e pushtetit vendor. Ne nje konferene per mediat keshilltart Aldrin Dalipi dhe Shezai Rrokaj  konfirmojnë se në mbledhjen e sotme pritet shkarkimi i kreut të Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti.

Mbledhja e këshilltarëve të PS-së me ata të LSI-së është e para që pas krijimit të koalicionit parazgjedhor PS-LSI. Mbledhje të ngjashme do të zhvillohen në të gjitha njësitë ku ka këshilltarë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe dy përfaqësuesit e PS dhe LSI, përkatësisht Saimir Tahiri dhe Ylli Manjani nëpërmjet daljeve publike sqaruan aksionin e ri politik të opozitës për të bashkuar votat në këshillat vendorë.

SHEZAI RROKAJ: QËNDRIMI YNË POLITIK, NË MBROJTJE TË VOTËS
Ora 15:35 Këshilltari i LSI-së në Këshillin Bashkiak Shezai Rrokaj bëri me dije se vendimi i sotëm është qëndrim politik i së majtës, në mbrojtje të votës së lirë.

“Ky është qëndrim politik që erdhi pas seancës maratonë ku u sulmua një institucion që ne e quajmë të shenjtë, pasi është institucioni i votës së lirë, ne mendojmë se pushteti lokal ka një prioritet që është mbrojtja e votës së lirë. Që do thotë bashkimi i energjive ne mbrojtje të votës së lirë. Në radhë të parë krijojmë një mazhorancë të natyrshme dhe këtë duhet të shfrytëzojmë për hapat e mëtejshëm. Në vazhdimësi të kësaj do ketë veprime të tjera. Ne do japim shembullin e qartë se jemi me ligjin”, theksoi Rrokaj.

DALIPI: PS-LSI BASHKOJME VOTAT NË CDO KËSHILL BASHKIAK
Ora 15:30 Kreu i këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi njoftoi se pas mbledhjes së këshilltarëve të LSI dhe PS u vendos bashkimi i votës së tyre në cdo Këshill Bashkiak të vendit. Dalipi bëri me dije se sot i dorëzohet kërkesa Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti.

Sapo përfunduar një takim të grupeve të këshilltarëve të PS dhe LSI, ju i keni ndjekur zhvillimet politike, dhe që dje në parlament u bë goditje të rëndë ndaj institucionit që garanton zgjedhjet, në këtë pikëpamje marrëveshja dhe koalicioni i ri nga sot kalon në bashkëpunimin edhe të Këshillit Bashkiak të Tiranës, e majta do jetë forcë dominuese në Këshllin Bashkiak për të garantuar se vota e tyre do të jetë e garantuar për shkak të një shumice që do të vejë në radhë të parë interesin qytetar dhe një votë të dominuar nga interesi i demokracisë. Kjo është nisja dhe do i japim rrugë në të gjitha Bashkitë dhe Komunat e vendit. Ne sot grupet e këshilltarëve të PS dhe LSI sapo firmosëm kërkesën që do i drejtohet Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, për të marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak në interes të vlerave”, tha Dalipi

Dalipi theksoi se shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak Njazi Kosovrasti motivohet me ndryshimit të numrave pas bashkimit të LSI me PS, e cila bëhet shumicë.

“Motivet e shkarkimit janë të dukshme ju i keni ndjekur kur ne e kemi shprehur pikëpamjen tonë për shkelje të ligjit. Por kur ndryshon shumica në Këshillin Bashkiak ndryshon dhe drejtimi, ne jemi shumica”, tha Dalipi.

TAHIRI: LSI-PS BASHKOJNË VOTAT NË TË GJITHA KËSHILLAT BASHKIAK
Ora 15:13- Deputeti i PS-së Saimir Tahiri në një prononcim për mediat, bëri me dije se PS dhe LSI do të bashkojnë votat në të gjitha Këshillat Bashkiak. Tahiri tha ky hap ka si qëllim kthimin e legjitimitetit demokratik të pushetit vendor, sidomos pas uzurpimit të paligjshëm të KQZ.

“Pas asaj që bëri Saliu dje me uzurpimin e paligjshëm të KQZ, ne kemi detyrë të rikthejmë legjitimitetin demokratik të cdo trupe Kolegjiale dhe ketu duke filluar më së pari nga Bashkia e Tiranës dhe më pas në cdo njësi tjetër vendore, që pushteti vendor nga njëra anë të mos kthehet në një bunkerin e fundit të pushtetit të degraduar dhe ilegjitim të Sali Berishës, dhe nga ana tjetër për të kthyer pushtetin vendor një kordon sanitar për të garantuar legjitimitetin demokratik të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe të votës së qytetarëve shqiptarë. Mbledhja e sotme do të thërrasë në mënyrë urgjente Këshillin Bashkiak të Tiranës për të shkarkuar kryetarin e aktual të Këshillit Bashkiak të Tiranës", tha Tahiri.

MANJANI: BASHKOJMË VOTOT ME PS NË KËSHILLAT VENDORË
Ora 15:00- Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani nëpërmjet një deklarate për mediat ka bërë me dije aksionin e ri politik që pritet të marrë opozita e bashkuar me qëllim largimin e Berishës nga qeveria, sic tha ai.

“Zgjedhjet e lira e të ndershme nga mbrëmë kanë vetëm një armik, ky është kryeministri ende në detyrë që zëvendësoi ligjin zgjedhor të miratuar me konsensus me një marrëveshje tepër të vjetër politike, që daton që nga koha kur ai ishte në opozitë, duke kujtuar shqiptarëve se ka ardhur koha të jetë prapë në opozitë. Duke vlerësuar situatën aktuale me shumë kujdes dhe përgjeshmëri të lartë qytetare ne vlerësojmë se ekziston vetëm një objektiv politik i përbashkët i gjithë opozitës shqiptare, dhe ky është largimi i menjëhershëm dhe përfundimtar i Sali Berishës nga qeveria dhe nxjerrja e PD nga që tashmë është parti shtet, në opozitë”, tha Manjani.

Manjani kujtoi se pushteti vendor është tërësisht nën kontrollin e opozitës, prandaj tha se LSI do bashkojë votat me PS në këshillat vendorë. “Parlamenti nga dita e djeshme është ilegjitim. Në këshillat vendorë do bashkojmë votot me PS, nuk kemi ndërmend t’ia lëmë një partie të papërgjegjshme”, tha ai më tej.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top