Menu
RSS
TINKER BELL AND THE LEGEND OF THE NEVERBEAST

TINKER BELL AND THE LEGEND OF TH…

Fun and talented ani...

FURIOUS 7

FURIOUS 7

Dominic Torretto and...

FAST AND FURIOUS 6

FAST AND FURIOUS 6

Since their recent a...

PAIN AND GAIN

PAIN AND GAIN

Michael Bay, directo...

THE EVIL DEAD

THE EVIL DEAD

Nga producenti i hor...

THE BIG WEDDING

THE BIG WEDDING

Një kast yjesh për n...

IRON MAN 3

IRON MAN 3

Iron Man, Tony Stark...

THE GUILT TRIP

THE GUILT TRIP

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: RETALIATION

G.I. JOE: RETALIATION

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Log in
x
or
Register
x
or

A+ A A-

Ndarja territoriale, Meta- Opozitës: Reflekto deri të enjten, mos abuzo

Ndarja territoriale, Meta- Opozitës: Reflekto deri të enjten, mos abuzo Ndarja territoriale, Meta- Opozitës: Reflekto deri të enjten, mos abuzo

Një ditë para mbledhjes së Konferencës së kryetarëve e cila do të caktojë të enjten marrjen në shqyrtim të draftit të PS-së për ndryshimin e komisionit të Reformës Territoriale, mazhoranca vijon të tregohet e vendosur për ta vijuar atë.

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta i bëri thirrje opozitës të reflektojë nëse do të bëhet pjesë apo jo e komisionit të reformës administrativo-territoriale dhe se nuk duhet të abuzojë me konsensusin.

“Mazhoranca ka treguar një durim të hekurt për të përfshirë opozitën në mënyrë maksimaliste në këtë proces. Pra, përmes ndërtimit të një komisioni për reformën në Parlament me pjesëmarrje të barabartë midis mazhorancës dhe opozitës dhe me dy bashkëkryetarë, një nga mazhoranca dhe një nga opozita. Ndërkohë që kryetari i PD-së ka refuzuar edhe ftesën zyrtare për takim të bërë nga Kryeministri z. Edi Rama dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste me qëllim krijimin e një mirëbesimi për të ecur drejt realizimit të kësaj reforme. Është e drejtë e opozitës që në vend të konsensusit të kërkojë veton, kjo është një e drejtë e saj pavarësisht se të gjithë janë të lirë të çmojnë nëse kjo është një kërkesë demokratike apo është një kërkesë tiranike.  Pra, do të jetë një reformë e hapur dhe unë shpresoj që ata të bashkohen deri në ditën e enjte në realizimin e kësaj reforme, por edhe në rast se kjo gjë nuk ndodh deri ditën e enjte ata janë përsëri të mirëpritur edhe më pas kur të zhbllokohet puna e komisionit, sepse komisioni do të punojë, komisioni do të thërrasë ekspertët vendas, do të thërrasë ekspertët ndërkombëtarë, që janë angazhuar, do të thërrasë të gjithë grupet e interesit, do të bëjë një punë mjaft transparente, e cila do të sjellë edhe finalizimin e draftit më të mirë përmes kritereve publike dhe të hapura. “, tha Meta.

Kryeparlamentari theksoi se nuk është koha që opozita të ripërsërisë të shkuarën kur nuk votoi kushtetutën që sot po e mbron me flakë.

“Askush nuk duhet të abuzojë me konsensusin. Mazhoranca ka treguar një durim të hekurt për të përfshirë opozitën në mënyrë maksimaliste në këtë proces. Ndërkohë kryetari i PD-së refuzoi edhe ftesën zyrtare për takim

Është e drejtë e opozitës që në vend të konsensusit të kërkojë veton.Nuk bëjmë asnjë hap lidhur me Kodin Zgjedhor. Kjo reformë nuk ka të bëjë me qëllimet elektorale ” tha Meta.

Deklaratat kreu i Kuvendit i bëri gjatë një konferencë të përbashkët me Zv. Kryeministrin e Kosovës,Sllobodan Petrovic me të cilin zhvilloi një takim.

Zëvendëskryeministri i Kosovës shoqërohej nga një delegacion përfaqësuesish parlamentar të pakicave të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit dhe Zv. Kryeministri i Kosovës diskutuan mbi ecurinë e procesit të integrimit të pakicave në jetën institucionale të Kosovës, mbi të ardhmen euro-atlantike të Kosovës dhe mbi bashkëpunimin rajonal.

 

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top