Menu
RSS
TINKER BELL AND THE LEGEND OF THE NEVERBEAST

TINKER BELL AND THE LEGEND OF TH…

Fun and talented ani...

FURIOUS 7

FURIOUS 7

Dominic Torretto and...

FAST AND FURIOUS 6

FAST AND FURIOUS 6

Since their recent a...

PAIN AND GAIN

PAIN AND GAIN

Michael Bay, directo...

THE EVIL DEAD

THE EVIL DEAD

Nga producenti i hor...

THE BIG WEDDING

THE BIG WEDDING

Një kast yjesh për n...

IRON MAN 3

IRON MAN 3

Iron Man, Tony Stark...

THE GUILT TRIP

THE GUILT TRIP

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: RETALIATION

G.I. JOE: RETALIATION

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Log in
x
or
Register
x
or

A+ A A-

Katalizatori i sigurisë evropiane

Katalizatori i sigurisë evropiane Katalizatori i sigurisë evropiane

Aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe kërcënimet e vazhdueshme kundër Ukrainës janë një kujtese për vendet e Evropës Lindore dhe veçanërisht për vendet e Ballkanit, se NATO përbën boshtin kryesor të sigurisë kombëtare dhe evropiane.

Por shfrytëzimi me efektivitetit i kapaciteteve të NATO-s kërkon angazhim më të thellë me dhe ndërmjet aleatëve më të ndjeshëm ndaj kërcënimeve.

Nëse ka një vend që e kupton vlerën e një angazhimi të tillë të Aleancës, ky është pikërisht Shqipëria. Para rënies së Murit të Berlinit, 25 vjet më parë, Shqipëria krenohej për mbështetjen në forcat e veta nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, e mbështetur në një propagandë të pamëshirshme, përpiqej t’u mbushte mendjen shqiptarëve se vendi ishte i rrethuar nga armiq. Vetëm pas rënies së Perdes së Hekurt, shqiptarët kuptuan se bota nuk kishte kaluar dekada të tëra duke komplotuar pushtimin e Shqipërisë. Mbi treqind mijë bunkerët që do të sprapsin pushtimin imagjinar nga Perëndimi, më shumë se dëshmi e aftësisë për t’u vetëmbrojtur, u dukën si shenja të një mendjeje që i kish kaluar edhe caqet e paranojës.
Një transformim të ngjashëm pësoi dhe perceptimi i Shqipërisë për NATO-n: agresori imperialist u kthye në një kampion të demokracisë, lirisë individuale dhe sundimit të ligjit. Shqiptarët kuptuan se nëpërmjet mbrojtjes kolektive, Aleanca ruante paqen dhe sigurinë e Evropës.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, stuhitë e shpërbërjes goditën dhe Ballkanin. Në 1995-ën, NATO-ja ndërhyri për të vendosur dhe ruajtur paqen në Bosnjë; katër vjet më vonë, ishte NATO që parandaloi gjenocidin në Kosovë. Që prej asaj kohe, Aleanca transatlantike ka kaluar tre raunde zgjerimi – gjithnjë me kah drejt lindjes – me Shqipërinë dhe Kroacinë si anëtarët më të rinj, pesë vjet më parë.

Pavarësisht këtyre arritjeve, nuk ka kohë dhe vend për vetëkënaqësi. Aneksimi i Krimesë nga Presidenti rus Vladimir Putin, i ndërmarrë në shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare, e ka kthyer sigurinë e Evropës në krye të agjendës së çështjeve globale, duke shërbyer si një përkujtues i zymtë se një Evropë e lirë, bashkëpunuese dhe në paqe – ëndrra e shumë evropianëve që nga vitet ‘50 – mbetet ende një perspektivë e largët.

Akoma më shqetësues është fakti se angazhimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor – një rajon i fragmentuar, që vazhdon të përballet me çështje të shtet-ndërtimit, të sundimit të së drejtës dhe pabarazisë – mbetet i pamjaftueshëm, çka e shton rrezikun në një pjesë ende të paqëndrueshme të Evropës. Pavarësisht mekanizmave të shumtë të bashkëpunimit rajonal, angazhimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin lë për të dëshiruar. Për sa kohë anëtarësimi në BE mbetet ende larg për këto vende, as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.

Çështja qëndron se “vrimat e zeza” të sigurisë në Evropë po errësohen e thellohen gjithnjë e më shumë. Kjo, e shoqëruar me ndjekjen e agjendave konfliktuale të zgjerimit, na sjell në kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar – sikundër veprimet e Putinit në Ukrainë dëshmuan qartazi. Nuk janë vetëm interesat e sigurisë të Evropës që janë nën kërcënim, por edhe vetë vlerat e saj.

Është koha që NATO të pranojnë rolin e vet të pazëvendësueshëm, jo thjeshtë si një mbulese për sigurinë, por si një katalizator i sigurisë në Evropë. Kjo kërkon që Aleanca tu përgjigjet shqetësimeve për boshllëqet ekzistuese të sigurisë, shumë prej të cilave po prodhojnë pasoja të rënda sociale dhe ekonomike. Shtyrja e vendimeve të vështira lidhur me aftësitë dhe rolin e ardhshëm të Aleancës, apo një bashkëpunim i mekët, nuk janë përgjigja.
Në vija më të përgjithshme, anëtarët e Aleancës duhet të pranojnë se territori i mbrojtur nga NATO është kthyer në një zonë me konkurrencë sa i përket sigurisë. Përshtatja ndaj këtij realiteti të ri, do të jetë sfida kryesore e Samitit të NATO-s në Uells këtë shtator.

Për fat të mirë, Aleanca duket se po ecën pikërisht në këtë drejtim. Jo larg, pas një takimi urgjent në Bruksel, Presidenti amerikan Barak Obama tha se një “prani e rregullt e NATO-s” do të vendoset në vendet anëtare të Evropës Lindore të ndjeshme ndaj zhvillimeve në Ukrainë – një hap i rëndësishëm ky, në drejtim të rritjes së rolit të NATO-s në rajon.
Megjithatë, mbetet ende shumë për të bërë. Si fillim, NATO duhet të punojë mbi politikën e saj të “dyerve të hapura”, në bazë të së cilës Aleanca do të mirëpresë çdo vend evropian të aftë për të realizuar angazhimet dhe detyrimet e anëtarësimit, me synim institucionalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të saj me Evropën Lindore.

Shqipëria ka shprehur në mënyrë të përsëritur mbështetjen për politikën e dyerve të hapura, duke e parë atë si jetike për nxitjen e zhvillimit demokratik dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë – dhe në këtë mënyrë, në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit kombëtar dhe rajonal. Në një rajon që ende nuk është ankoruar plotësisht në struktura si NATO dhe BE, ndasitë etnike, territoriale apo fetare mund të kenë pasoja katastrofike. Integrimi më i thellë në NATO – i arritur përmes një procesi të besueshëm angazhimi dhe jo nëpërmjet garancive afatshkurtra – do të ndihmojë në uljen e këtij rreziku.

Sot NATO, BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një mendje sa i përket nevojës për mekanizma bashkëpunimi më të plotë, të pasura në rregulla që duhen zbatuar. Këto mekanizma duhet të jenë përgjegjës për elementët politikë, ekonomikë dhe ushtarakë të sigurisë, si dhe duhet të mbështeten nga angazhimet e nevojshme si përsa u përket instrumenteve, ashtu dhe barrës financiare. Nuk duhet kursyer asnjë përpjekje kur flitet për fuqizimin e NATO-s. Përndryshe, aneksimi i Krimesë nga Rusia e Putinit do të jetë vetëm fillimi.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top