Menu
RSS
TINKER BELL AND THE LEGEND OF THE NEVERBEAST

TINKER BELL AND THE LEGEND OF TH…

Fun and talented ani...

FURIOUS 7

FURIOUS 7

Dominic Torretto and...

FAST AND FURIOUS 6

FAST AND FURIOUS 6

Since their recent a...

PAIN AND GAIN

PAIN AND GAIN

Michael Bay, directo...

THE EVIL DEAD

THE EVIL DEAD

Nga producenti i hor...

THE BIG WEDDING

THE BIG WEDDING

Një kast yjesh për n...

IRON MAN 3

IRON MAN 3

Iron Man, Tony Stark...

THE GUILT TRIP

THE GUILT TRIP

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: RETALIATION

G.I. JOE: RETALIATION

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Log in
x
or
Register
x
or

A+ A A-

30 prilli, afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale

30 prilli, afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale 30 prilli, afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale

Individët që kanë të ardhura më shumë se 2 milionë lekë duhet të kryejnë  deklarimin vjetor për vitin 2012 deri në datën 30 prill.

Në këtë kategori përfshihen deklaruesit tatimpagues që janë individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura të tatueshme jashtë territorit të saj, si dhe tatimpaguesit individë jorezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura të tatueshme brenda territorit të saj.

Detyrimin në fjalë e kanë edhe të huajt që krijojnë të ardhura në vendin tonë, natyrisht duke respektuar marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë që Shqipëria ka me shtetet përkatëse. Individët shqiptarë që realizojnë të ardhura jashtë shtetit, kur ka marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë, kreditohen për shumën e tatimit të paguar.

Gjithashtu, i jepet e drejta tatimpaguesit që ta korrigjojë deklaratën dy herë brenda tre muajve pa paguar penalitete. Ato janë të parashikuara në ligj dhe arrijnë deri në dy vjet burg. Në çdo deklaratë, individi do të ketë të sqaruar, në shkresën që shoqëron dokumentin, mënyrën se si do të plotësohet. Ajo mund të dorëzohet në drejtorinë rajonale më të afërt për tatimpaguesin dorazi, me postë ose në formë elektronike.

Për të përfituar nga shpenzimet e zbritshme, shuma e shpenzimeve të zbritshme nuk duhet të jetë më e madhe sesa shuma e të ardhurave bruto të tatueshme vjetore. Në rast të plotësimit të deklaratës nga individi (jo kryefamiljar), shpenzimet vjetore për mjekim, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor janë 8,532 lekë, vetëm për individin deklarues. Në rast të plotësimit të deklaratës nga kryefamiljari, bazuar në pikën 3, të nenit 13/1 të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, shpenzimet vjetore për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor janë 8,532 lekë për secilin anëtar të familjes, por jo më shumë se 32,000 lekë, shuma këto të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Mund të bëjnë deklarim edhe individët tatimpagues, të cilët nuk janë subjekt i deklarimit, sipas pikës 4, të nenit 13 të ligjit, por duan të plotësojnë deklaratën në bazë të pikës 5 të nenit 13 dhe kanë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet deri në shumën 1,050,000 (një milion e pesëdhjetë mijë) lekë në vit (e indeksueshme çdo vit), por jo më të lartë se kjo shumë. Në rastin e bashkëshortëve, me të ardhura totale vjetore bruto të secilit prej tyre deri në shumën 1,050,000 lekë, për përfitimin e shpenzimeve të zbritshme, deklarata mund të plotësohet vetëm nga kryefamiljari.

*Në rastin e bashkëshortëve me të ardhura vjetore bruto të kryefamiljarit që e tejkalojnë limitin prej 1,050,000 lekësh dhe të ardhura vjetore bruto të bashkëshortes deri në shumën 1,050,000 lekë, deklarata për përfitim nga shpenzimet e zbritshme mund të plotësohet vetëm nga bashkëshortja. Në rast se të ardhurat vjetore bruto të kryefamiljarit tejkalojnë shumën prej 2,000,000 lekësh dhe në bazë të ligjit, kryefamiljari ka detyrim për plotësimin e deklaratës vjetore të të ardhurave personale, por jo të përfitojë nga shpenzimet e zbritshme dhe bashkëshortja e tij ka totalin e të ardhurave vjetore bruto më të vogla se 1,050,000 lekë, atëherë kjo e fundit nuk mund të përfitojë nga e drejta e plotësimit të deklaratës për efekt të shpenzimeve të zbritshme.

Në ligj thuhet se, diferenca ndërmjet totalit të të ardhurave bruto dhe shpenzimeve të zbritshme përbën të ardhurën e tatueshme të individit, e cila tatohet, me shkallën tatimore në fuqi, 10 %. Shumës së këtij tatimi i zbriten tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore, të dokumentuara nga mbajtësi në burim i këtyre tatimeve. *Për individët rezidentë fiskalë shqiptarë, që kanë realizuar të ardhura dhe janë taksuar për to jashtë Republikës së Shqipërisë, në vende me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, tatimet e paguara, të vërtetuara nga autoritetet e këtyre vendeve, janë të kreditueshme në masën e përcaktuar në marrëveshjet specifike. Në rast se të ardhurat i kanë realizuar dhe u janë taksuar jashtë Republikës së Shqipërisë, në vende me të cilat Shqipëria nuk ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, tatimet e paguara nuk janë të kreditueshme.

Nëse diferenca është pozitive, deklaruesi, jo më vonë se data 30 prill, bën pagesën e tatimit. Nëse diferenca është negative, administrata tatimore ia kthen deklaruesit shumën e taksave të paguara më tepër ose, me pëlqim të deklaruesit, kjo shumë mund të përllogaritet si pagesë e kryer për vitin tatimor vijues.

Deklaruesi ka të drejtë për të bërë dy herë korrigjime brenda tre muajve pas depozitimit në organin tatimor të deklaratës. Këto do të pranohen pa penalitete, ndërsa herën e tretë do të aplikohen penalitete, për të shmangur çdo lloj abuzimi të mundshëm me deklaratat dhe rritjen e përgjegjshmërisë nga ana e individëve, për plotësimin në mënyrë sa më të saktë të deklaratave.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top