Menu
RSS
TINKER BELL AND THE LEGEND OF THE NEVERBEAST

TINKER BELL AND THE LEGEND OF TH…

Fun and talented ani...

FURIOUS 7

FURIOUS 7

Dominic Torretto and...

FAST AND FURIOUS 6

FAST AND FURIOUS 6

Since their recent a...

PAIN AND GAIN

PAIN AND GAIN

Michael Bay, directo...

THE EVIL DEAD

THE EVIL DEAD

Nga producenti i hor...

THE BIG WEDDING

THE BIG WEDDING

Një kast yjesh për n...

IRON MAN 3

IRON MAN 3

Iron Man, Tony Stark...

THE GUILT TRIP

THE GUILT TRIP

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: RETALIATION

G.I. JOE: RETALIATION

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Log in
x
or
Register
x
or

A+ A A-

Paketa e fasonëve, Rama: Do të ndërhyjmë në Kodin Doganor

Paketa e fasonëve, Rama: Do të ndërhyjmë në Kodin Doganor Paketa e fasonëve, Rama: Do të ndërhyjmë në Kodin Doganor

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e lehtësirave të biznesit fason, e cila sipas tij  është reflektim i një modeli të ri për ekonominë e vendit si dhe do të rrisë punësimin.

Pjesë e paketës është krijimi i një show room për prezantimin e biznesit fason, deklarimi i punonjësve online brenda 10 diësh si dhe do të bëhet një ndërhyrje në kodin doganor për të diskutuar për mënyrën si do trajtohen mbetjet, firot.

Rama kërkoi dhe mbështetjen për panairin e punësimit i cili do të zhvillohet më 1 maj.

Rama nënvizoi se “Të gjithë nëpunësit shtetëror duhet ta marrin të qartë mesazhin që kjo është një industri që mbrohet nga shteti”

Fjala e Ramës
“Modeli ekonomik i deri sotëm i bazuar mbi remitancat e emigrantëve, industrinë e mjedisit, e marrjes së kredive të dhunshme nga qeveria prej biznesit, si borxhe që nuk shlyheshin ka përfunduar. Ne do shikojmë nga burimet e reja të rritjes dhe padyshim që është dhe ky sektor dhe ai i manifakturës në përgjithësi. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që kountribuojnë në këtë industri, duhet që të bashkëpunojnë me AIDA-n, për të promovuar markën Made in Albania, përmes një fondi special dhe pjesëmarrjen në panairet ndërkombëtare. Do të krijojmë edhe një show room për prezantimin e biznesit fason. Deklarimi i punonjësve do të bëhet online dhe koha do të shkurtohet në 10 ditë. Duhet ta mbështesim industrinë me burime njerëzore me kurse profesionale të drejtuar nga praktika në punë dhe këtu vjen një pjesë e rëndësishme se si do të kountribuoni ju nga shteti. Një tjetër gjë është që paratë që ju keni paguar në shtet ti kthejmë sërish në favor të biznesit tuaj fason. Ai fond që do të krijohet nga të ardhurat tuaja do të jetë sërish në dispozicionin tuaj.

Do të hapen 3 shkolla profesionale në tre qytete të vendit dhe shkollat do të jenë ngushtësit të lidhura me fabrikën.

Jemi duke negociuar me KFW dhe Kooperacione Italiane me një fond prej rreth 37 milionë euro dhe një pjesë e konsiderueshme do të shkojë për ju. Jemi në diskutime për mënyrën se si do të trajtohen mbetjet, firot dhe kjo në Kodin Doganor është e zgjidhur, por që do të hyjë në fuqi në vitin 2015. Por s’ka kohë për të pritur.

Prandaj do bëjmë një ndërhyrje në kodin ekzistues për të trajtuar këtë problem.

Ne mund të shkojmë shumë përpara nëse arrijmë sinergjinë mes biznesit dhe industrisë. Ne jemi të gatshëm për këtë betejë por na duhet ndihma dhe mbështetja juaj. Të gjithë nëpunësit shtetëror duhet ta marrin të qartë mesazhin që kjo është një industri që mbrohet nga shteti”

Ahmetaj: Janë bërë 54 propozime

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, tha se, nga ky biznes janë bërë 54 propozime dhe paketa e re që ka përgatitur qeveria për 3 vitet e ardhshme do të punësojë 100 mijë persona.

“Rritja e punësimit është një nga objektivat e qeverisë Rama dhe që është i arritshëm. Objektivi është të hapen 12-15 mijë vende pune. Në vitin e dytë të shkojë në 60 mijë dhe në vitin e tretë të shkojë në 100 mijë të punës” tha Ahmetaj.

Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve vlerëson paketën për fasonët

Menjëherë pas takimit, President i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve, Arben Peçi, ka reaguar përmes një deklarate për mediat, ku vlerëson nismën e qeverisë për të gjetur dhe ofruar zgjidhje adekuate dhe të vlefshme për biznesin që punon me material porositësi. DHKPV vlerëson se ka ende hapësira për të krijuar një klimë më të mirë biznesi në këtë sektor, për të eleminuar edhe disa barriera ende në fuqi, që shtojnë kostot e të bërit biznes.

D E K L A R A T E
E PRESIDENTIT TË DHKPV, ING. ARBEN PEÇI PËR PAKETËN E POLITIKAVE LEHTËSUESE TE QEVERISE SHQIPTARE PËR SUBJEKTET E RREGJIMIT TË PËRPUNIMIT AKTIV (FASON)

Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, si shoqata më përfaqësuese e subjekteve të rregjistruara në sektorin e rregjimit të përpunimit aktiv (fason), pjesë përbërëse dhe aktive e Komisionit të Posaçëm të ngritur nga Kryeministri Rama pranë MZHETS, deklaron, në emër të anëtarësisë si më poshtë vijon:

1. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve mirëpriti dhe u angazhua në mënyrë të posaçme në komisionin e ngritur për hartimin e politikave lehtësuese në sektorin e rregjimit të përpunimit aktiv. Ajo e vlerëson këtë nismë të qeverisë, sepse një nismë e tillë u ndërmorr për herë të parë në këto nivele, ku krahas sipërmarrjeve përfaqësuese, merrnin pjesë edhe përfaqësues të tetë ministrive të lidhura me sektorin;

2. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve vlerëson angazhimin e ekspertëve të biznesit dhe të qeverisë për të gjetur dhe ofruar zgjidhje adekuate dhe të vlefshme për biznesin që punon me material porositësi;

3. Sipërmarrja vlerëson të gjitha zgjidhjet e ofruara nga Komisioni i Posaçëm dhe shpreh mbështetjen për realizimin praktik të të gjitha angazhimeve të marra. Ne jemi të bindur se lehtësitë e ofruara dhe të promovuara nga Kryeministri i vendit do të angazhojnë kapacitetet e lira të sipërmarrjeve tona për të rritur jo vetëm punësimin, por edhe të ardhurat në kushtet e mungesave të njohura të investimeve të huaja dhe të dërgesave të emigrantëve;

4. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve do të vijojë të japë kontributin e saj maksimal, nëpërmjet ekspertëve të saj, për të mbështetur dhe realizuar edhe propozimet e tjera të sipërmarrjes që janë ende në procesin e vendimmarrjes politike dhe ekzekutive. Ne mendojmë se ka ende hapësira për të krijuar një klimë më të mirë biznesi në sektorin tonë, për të eleminuar edhe disa barriera ende në fuqi, që shtojnë kostot e të bërit biznes. Ne shprehim mbështetjen për angazhimin e drejpërdrejtë të kryeministrit në zgjidhjen e çështjeve që kanë penguar një ecuri më të mirë të sipërmarrjes dhe do të jemi pjesë e të gjithë angazhimeve të përbashkëta për të bërë më të mirën në respekt të më shumë se 100 mijë të punësuarëve tanë dhe të të rinjve që presim të punësojmë dhe në angazhimin për të dyfishuar eksportet drejt vendeve të BE-së, duke diversifikuar tregjet dhe produktet tona.

Kjo paketë ka qenë premtim i qeverisë që në muajin dhjetor

Qeveria u detyrua që të rishikoj disa masa ligjore për këtë sektor pasi ishte një prej kushteve të LSI-së për votimin e paketës fiskale në tërësi.

Javën e kaluar deputetja Evis Kushi, njëkohësisht anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave deklaroi se paketa e re do të përmirësojë klimën e biznesit do të nxisë punësimin.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top