Menu
RSS
TINKER BELL AND THE LEGEND OF THE NEVERBEAST

TINKER BELL AND THE LEGEND OF TH…

Fun and talented ani...

FURIOUS 7

FURIOUS 7

Dominic Torretto and...

FAST AND FURIOUS 6

FAST AND FURIOUS 6

Since their recent a...

PAIN AND GAIN

PAIN AND GAIN

Michael Bay, directo...

THE EVIL DEAD

THE EVIL DEAD

Nga producenti i hor...

THE BIG WEDDING

THE BIG WEDDING

Një kast yjesh për n...

IRON MAN 3

IRON MAN 3

Iron Man, Tony Stark...

THE GUILT TRIP

THE GUILT TRIP

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: RETALIATION

G.I. JOE: RETALIATION

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Log in
x
or
Register
x
or

A+ A A-

Çokollatë me vlerën e frutave

Çokollatë me vlerën e frutave

Lajme të shkëlqyeshme për adhuruesit e çokollatës! Shkencëtarët kanë shpikur çokollatën pa yndyrë. Edhe pse ka dëshmi që çokollata është shumë e mirë për ju, fakti mbetet që është e mbushur me yndyrë dhe sheqer që ju trashin, tani shkencëtarët kanë zhvilluar një version më të shëndetshëm të çokollatës, duke përdorur lëng frutash.

Risia u prezantua në takimin e 245 kombëtar të Shoqërisë Kimike Amerikane prej krijuesit të saj, Stefan A. F. Bon, nga Universiteti i Varvikut.

Krijohet çokollata që bën mirë si frutat. Është e errët, ndihmon të sëmurët me zemër, përmirëson qarkullimin e gjakut. Mund të jetë e dobishme për të zvogëluar masën trupore. Gjithsesi nuk e kemi menduar ndonjëherë se çokollata mund të bëjë mirë si frutat. Por gjërat me kalimin e kohës mund të ndryshojnë. Në fakt sapo është krijuar një çokollatë pa yndyrë, që mesa duket ka të njëjtat efekte pozitive në organizëm siç i ka molla, mandarina dhe dardha. Receta e re sapo është prezantuar në takimin e 245 kombëtar të Shoqërisë Kimike Amerikane prej krijuesit të saj Stefan A. F. Bon, Universiteti i Varvikut.

Sipas kësaj formule të re, çokollatës i janë ulur me 50 për qind yndyrat në krahasim me ato që përmban një çokollatë tradicionale, si dhe është shtuar lëng frutash dhe vitaminë C. Produkti ka formën e mikroflluskave të shijshme që ndihmon për ta mbajtur çokollatën të butë dhe të dendur, gati për t’u shkrirë në gojë. E gjitha kjo falë një përqasjeje kimike që lejon të mbahen po të njëjtat karakteristika të shijshme të çokollatës, por pa kalori të tepërta dhe vetëm me përbërjet e mirë të frutave. Yndyrat zëvendësohen me pjesë shumë të vogla të frutave me bazë ujore ose, përndryshe, me kola distike, e aftë për të zvogëluar edhe përmbajtjen e përgjithshme të frutave.

Kjo teknikë funksionon me të gjitha llojet e çokollatës, qoftë kjo e zezë, e bardhë apo me qumësht. Çokollata e mbushur me fruta mund të realizohet në variacione të ndryshme: me mollë, me portokall dhe boronicë. “Kjo formulë i jep një shije të veçantë kësaj recete dhe e bën produktin të shijshëm si çokollatat tradicionale”, thotë Bon. Studime të shumta në të kaluarën kanë zbuluar fuqinë e dobishme të kakaos. Hulumtimi i fundit në këtë fushë tregon se ajo mund të jetë e dobishme për të reduktuar masën trupore apo mbipeshën. Një kërkim i Universitetit të Kalifornisë, i kryer në një kampion prej 1018 njerëz, zbuloi se ata që kishin konsumuar sasi të vogla të çokollatës, pesë herë në javë, ishin më të paktë se ata që e kishin konsumuar atë herë pas here, shkruan Shqip.

E gjitha kjo e pavarur nga cilësia e ngrënies së çokollatës dhe aktiviteti i rregullt fizik i secilit. Disa përbërës që ndodhen në çokollatë kanë antioksidantë: në veçanti është një substancë e quajtur epicatechin, e cila gjendet kryesisht në çokollatën e errët, ka fuqinë për të rritur masën e muskujve dhe për të reduktuar yndyrën. Ndër të tjera, çokollata e errët përmban më pak sheqer dhe është e pasur me flavonoide, antioksidantë të fuqishëm. Por ky nuk është studimi i vetëm që tregon efektin pozitiv të kakaos në organizmin tonë. Sipas një hulumtimi të prezantuar në Kongresin e fundit Europian të Kardiologjisë në vitin 2011, kjo çokollatë ul presionin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndërkaq, përmirëson kolesterolin dhe rregullimin e insulinës, por gjithashtu zvogëlon edhe masën trupore. Theksohet se efektet pozitive të çokollatës në masën trupore nuk janë të lidhura me sasinë e konsumuar, por nga shpejtësia që konsumohet, e cila duhet të jetë e rregullt dhe e shpeshtë. Por gjithsesi jo të gjithë ekspertët pajtohen me rezultatet e këtyre studimeve.

Në pritje të qartësimeve më të mëdha, ajo që ia vlen të rekomandohet është një këshillë e vetme: moderniteti. Me përjashtim të rastit kur zgjidhni çokollatën “që bën mirë si frutat”.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top