Menu
RSS
TINKER BELL AND THE LEGEND OF THE NEVERBEAST

TINKER BELL AND THE LEGEND OF TH…

Fun and talented ani...

FURIOUS 7

FURIOUS 7

Dominic Torretto and...

FAST AND FURIOUS 6

FAST AND FURIOUS 6

Since their recent a...

PAIN AND GAIN

PAIN AND GAIN

Michael Bay, directo...

THE EVIL DEAD

THE EVIL DEAD

Nga producenti i hor...

THE BIG WEDDING

THE BIG WEDDING

Një kast yjesh për n...

IRON MAN 3

IRON MAN 3

Iron Man, Tony Stark...

THE GUILT TRIP

THE GUILT TRIP

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: RETALIATION

G.I. JOE: RETALIATION

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Log in
x
or
Register
x
or

A+ A A-

THE INCREDIBLE BURT WONDERSTONE Featured

Incredible Burt Wonderstone Incredible Burt Wonderstone

Dy iluzionistë të famshëm, në kazinotë e Las Vegasit ndihen në të sigurtë në famën e tyre, por në fakt nuk është kështu sepse edhe bota e prestigjatorëve është e mbushur me po aq rivalitet sa edhe në profesionet e tjera.

Skena me efekte speciale dhe aktorë të njohur që plotësojnë magjinë e një komedie të mirëpritur nga publiku i huaj sic është “The Incredible Burt Wonderstone”.
Protagonistë Steve Carrell e Steve Buscemi në rolet e dy iluzionistëve dhë përballë tyre Jim Carrey, në rolin e një magjistari karizmatik të rrugës, që është tepër i vendosur për të marrë kurorën e më të mirit në skenat e Las Vegasit. Steve Carrell e Jim Carrey kthehen së bashku në ekranin e madh pas 10 vitesh që nga filmi “Bruce Almighty”. Në film interpretojnë edhe aktorë të tjerë të njohur si Alan Arkin, Olivia Wilde, James Gandolfini e Jay Mohri.

Historia e filmit rrëfen për Burt Wonderstone dhe Anton Marvelton te cilet janë dy diva të Las Vegasit, falë iluzioneve të tyre të famshme që për vite të tëra kanë mbushur plot cdo kazino. Por me kalimin e kohës që të dy kanë mësuar të urrejnë njëri-tjetrin ndërkohë që në qytet mbërrin konkurrenca, e përfaqësuar nga i tmerrshmi Steve Gray. Lufta mes magjistarëve fillon dhe Burt është i detyruar të gjejë dashurinë e tij të vjetër, atë që e çon drejt magjisë së vërtetë.

“The Incredible Burt Wonderstone”, shënon debutimin në ekranin e madh të ish-aktorit Don Scardino, që deri tani është bërë i njohur vetëm falë ekranit të vogël ku ka drejtuar episode të telenovelave të ndryshme amerikane.  Komedia e Scardino-s i ka të gjithë përbërësit për të qenë një film argëtues, me shumë situate komike, parodi dhe magji.

Pas trillerit “The Prestige” dhe dramave “The Illusionist and Houdini” mungonte pikërisht kjo komedi për të mbyllur kuadrin e filmave mbi botën e prestigjatorëve të mëdhenj, të cilat në realitet i referohen David Copperfield dhe magjistarëve të tjerë të njohur. Madje Copperfield ka qenë edhe konsulent për disa nga skenat më të forta të filmit. Thuhet se David Copperfield ka rrëfyer disa nga sekretet e magjive të tij. Ndërsa personazhi i Steve Gray (Jim Carrey) është frymëzuar nga iluzionisti i njohur Criss Angel, i cili gjithashtu ka shërbyer si një konsulent në film.

Media

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top