Menu
RSS
TINKER BELL AND THE LEGEND OF THE NEVERBEAST

TINKER BELL AND THE LEGEND OF TH…

Fun and talented ani...

FURIOUS 7

FURIOUS 7

Dominic Torretto and...

FAST AND FURIOUS 6

FAST AND FURIOUS 6

Since their recent a...

PAIN AND GAIN

PAIN AND GAIN

Michael Bay, directo...

THE EVIL DEAD

THE EVIL DEAD

Nga producenti i hor...

THE BIG WEDDING

THE BIG WEDDING

Një kast yjesh për n...

IRON MAN 3

IRON MAN 3

Iron Man, Tony Stark...

THE GUILT TRIP

THE GUILT TRIP

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: RETALIATION

G.I. JOE: RETALIATION

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Log in
x
or
Register
x
or

A+ A A-

Bruksel, Fule paraqet raportin për Serbinë

Bruksel, Fule paraqet raportin për Serbinë

Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Stefan Fule do të dorëzojë sot një raport në Parlamentin Evropian për progresin e Serbisë në integrimin evropian, ndërkohë që ky i fundit do të diskutojë nesër një projektrezolutë për Serbinë.

Raporti do të merret me reformat e brendshme në Serbi, me bashkëpunimin rajonal, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar këto gjashtë muajt e fundit. Raporti do të paraqitet nga Fule para Kolegjiumit të Komisionit Europian këtë pasdite, sipas njoftimeve nga Brukseli.

''Raporti do të përfshijë një vështrim të shkurtër rreth zhvillimit të dialogut Prishtinë-Beograd, që përfundoi pa marrëveshje rreth shkallës së autonomisë së komunitetit serb në komunat e Kosovës Veriore, ditët e para të këtij muaji'', njoftoi agjencia serbe e lajmeve, TANJUG. Anëtarët e Parlamentit Europian do të diskutojnë nesër projektrezolutën për Serbinë, të përgatitur nga reporteri i Parlamentit Europian për vendin ballkanik, Jelko Kaçin.

Projektrezoluta e Kaçinit, në të cilën Këshilli Evropian nxitet, sapo të krijohen kushtet e përshtatshme, për të caktuar një datë për fillimin e bisedimeve për pranimin e Serbisë në BE, tashmë është pranuar nga Komitieti i Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme dhe do të kalojë pa bërë në të ndryshime të mëdha.

Të dyja këto raporte do të jenë uvertura për datën 22 prill, kur përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian e Punëve të Jashtme dhe Politikat e Sigurimit, Catherine Ashton, do të informojë në detaje ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian rreth dialogut Prishtinë-Beograd.

Më pas, ministrat e Bashkimit Europian do të vendosin nëse Serbia i ka përmbushur kërkesat për të fituar një datë për fillimin e bisedimeve për pranimin në BE.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top