Menu
RSS
TINKER BELL AND THE LEGEND OF THE NEVERBEAST

TINKER BELL AND THE LEGEND OF TH…

Fun and talented ani...

FURIOUS 7

FURIOUS 7

Dominic Torretto and...

FAST AND FURIOUS 6

FAST AND FURIOUS 6

Since their recent a...

PAIN AND GAIN

PAIN AND GAIN

Michael Bay, directo...

THE EVIL DEAD

THE EVIL DEAD

Nga producenti i hor...

THE BIG WEDDING

THE BIG WEDDING

Një kast yjesh për n...

IRON MAN 3

IRON MAN 3

Iron Man, Tony Stark...

THE GUILT TRIP

THE GUILT TRIP

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: RETALIATION

G.I. JOE: RETALIATION

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Log in
x
or
Register
x
or

A+ A A-

Kosovë, 80 vota për themelimin e Gjykatës speciale

Kosovë, 80 vota për themelimin e Gjykatës speciale Kosovë, 80 vota për themelimin e Gjykatës speciale

Kërkohen 80 votat e deputetëtve të Kuvendit të Kosovës për miratimin dhe themelimin e Gjykatës speciale për krimet e luftës.

Qëndrimet e partive politike janë zbutur paksa pas ndryshimit të terminologjisë nga fjala Tribunal në Gjykatë Speciale, por akoma ka dilemat nëse do të jetë i mundur miratimi i këtij vendimi.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se gjykata paraqet një padrejtësi ndaj Kosovës. Por, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e votimit për themelimin e kësaj Gjykate, ngaqë dështimi në Kuvend, do të kthente çështjen për miratim në Këshillin e Sigurimit.

“Ne nuk kemi lejuar asnjëherë që proceset të kthehen prapa. Miratimi në Këshillin e Sigurimit është kthim prapa dhe ne nuk guxojmë të lejojmë kthimin prapa. Por, unë e them, vendimi ynë duhet të jetë në përputhje me interesat e vendit. Mendimi ynë është se kjo Gjykatë është padrejtësia më e madhe që i bëhet vedit, por është edhe një e vërtetë e madhe që kemi një proces të hapur, e i cili duhet të mbyllet”, ka deklaruar Grabovci.

Qëndrimet e deputetëve të Partisë Demokratike, janë zbutur pas deklaratës së kreut të saj, Hashim Thaçi, njëherësh dhe kryeministër i vendit, i cili pohoi miratimin për themelimin e saj edhe pse e konsideroi si fyerje dhe padrejtësi ndaj Kosovës.
Aktualisht, dy parti opozitare duket të jenë më të vendosura që të votojnë pro-themelimit të Gjykatës Speciale. Ato janë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinja, siguroi së fundmi se do të vontonte pro këtij vendimi. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, edhe pse nuk ka folur drejtpërdrejt rreth votës për apo kundër, nuk e ka vënë në pikëpyetje vendimin për themelimin e Gjykatës së veçantë.
Ndërkaq, subjekti i tretë opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar kundër themelimit të Gjykatës speciale, pasi e ka vlerësuar si vendim të ngutshëm dhe të dëmshëm.
Ideja për themelimin e Gjykatës speciale pasoi hetimet mbi raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, që pretendon përfshirjen e drejtuesve të lartë të ish-UÇK-së në krime lufte.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top