Menu
RSS
TINKER BELL AND THE LEGEND OF THE NEVERBEAST

TINKER BELL AND THE LEGEND OF TH…

Fun and talented ani...

FURIOUS 7

FURIOUS 7

Dominic Torretto and...

FAST AND FURIOUS 6

FAST AND FURIOUS 6

Since their recent a...

PAIN AND GAIN

PAIN AND GAIN

Michael Bay, directo...

THE EVIL DEAD

THE EVIL DEAD

Nga producenti i hor...

THE BIG WEDDING

THE BIG WEDDING

Një kast yjesh për n...

IRON MAN 3

IRON MAN 3

Iron Man, Tony Stark...

THE GUILT TRIP

THE GUILT TRIP

Barbra Streisand e S...

PARKER

PARKER

Parker eshte nje haj...

G.I. JOE: RETALIATION

G.I. JOE: RETALIATION

Kete here G.I.Joes n...

Prev Next
Avioni i drogës, “rrëfehet” operatori i Kullës së Kontrollit    Kryeprokurori Llalla, po hetojme nje ceshtje qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit.    Ekzekutohet tregtari i pllakave. Zbardhen konfliktet e djemve të viktimës    Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit    Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës “Aleks Buda”    Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në Presidencë takon Nishanin    Horoskopi i dites    Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S’bëhemi bujarë me Bujarin    Horoskopi i dites    Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen    Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja    Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë    Theth, turistët francezë zhbllokohen nga bora pas 18 orësh: Jemi mirë    Itali, i riu shqiptar ekzekutohet me plumb në ballë    “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”    75% e fëmijëve shqiptarë përjetojnë dhunë    Gardiani: Kareli u torturua me pistoletë elektrike në Malandrino    Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë    Ekzekutimi i Fiqiriut, 10 vite burg për Nazimen: Kërkoj mëshirë si fëmijë    Incidenti në Këshillin Bashkiak, Kosovrasti depoziton kallëzim penal për sekretarin    Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari    Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi    Përkujtohet deputeti Fatmir Xhindi    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Unaza”    Vidhet argjendaria në qënder të Fierit    Lushnje: Vrasje në tregun e frutave    Kapet në Vlorë skafi me 400 kg kanabis sativa    Alarmi i BB për të rinjtë shqiptarë    Kërkimet për gaz ne Adriatik    Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
Log in
x
or
Register
x
or

A+ A A-

Raporti i OKB: Shqipëria dërgoi 800 mijë fishekë në Libi, autoritetet kishin dijeni

Raporti i OKB: Shqipëria dërgoi 800 mijë fishekë në Libi, autoritetet kishin dijeni Raporti i OKB: Shqipëria dërgoi 800 mijë fishekë në Libi, autoritetet kishin dijeni

Shqipëria shkeli embargon e armëve të OKB-se duke dërguar municion në Libi gjatë konfliktit civil dhe revoltës kundër regjimit të Muamar Gadafit.

Kështu thuhet në raportin e një paneli ekspertësh te OKB-se, të siguruar nga agjencia e lajmeve BalkanInsight, ku shpjegohet i gjithë itinerari që kanë ndjekur 800 mijë fishekë 12.7 mm që nga stoqet e armëve në Shqipëri deri në Libi në shtator të vitit 2011. Autoritetet shqiptare kanë mohuar të kishin dijeni se armët që zyrtarisht iu shitën Emirateve të Bashkuara Arabe përmes kompanive ndërmjetëse, kishin destinacion rebelët libianë në Bengazi. Por provat e zbuluara nga ekspertët e OKB tregojnë se Tirana kishte informacione lidhur me destinacionin përfundimtar të këtyre municioneve.

Raporti prej 94 faqesh që u paraqit të martën në Këshillin e Sigurimit detajon rastet e trafikut të armëve në vitin 2011 kur vazhdonte revolta kundër regjimit të Muamar Gadafit, ku janë të përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, një tregtar armësh nga Armenia dh agjencitë e eksportimit të armëve nga Shqipëria dhe Ukraina. Ngarkesa me municionet shqiptare u krye përgjatë tre ditëve nga 9 shtatori I vitit 2011 nga aeroporti Nënë Tereza përmes një linje fluturimi armene që shkonte direkt e në Bengazi, pavarësisht embargos së armëve që ishte në fuqi. Sipas raportit, DG Arms Corporation, një firmë ndërmjetëse armene që kërkonte të blinte municione për Emiratet, kontaktoi me Agjencinë e eksporteve ushtarake shqiptare MEICO, bashkë me kompani të tjera në rajon në korrik të 2011. MEICO preferonte të nënshkruante një marrëveshje me një entitet shtetëror se sa me një firmë private, çka solli përfshirjen e UKRINMASH, nënkontraktore e kompanisë shtetërore ukrainase Ukrspecexport.

MEICO më pas e shiti municionin tek kompania ukrainase, e cila përmes firmës armene, do e ridërgonte atë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lejet e fluturimit u lëshuan për në aeroportin e Abu Dabit në 10, 11 dhe 12 shtator me kërkesë zyrtare të MEICO-s në mënyrë që të procedohej me eksportin e materialit ushtarak. Por pasi lejet u lëshuan, fluturimet ndryshuan destinacion dhe ngarkesa u dërgua me tre fluturime direkt në Bengazi. Fluturimet mbërritën në kryeqytetin e Libisë pasi morën leje nga NATO dhe Forcat Ajrore të Emirateve pavarësisht se KS I OKB-së kishte vendosur një ndalim fluturimi mbi Libi. Tre fluturimet nga Tirana janë pjesë e 20 fluturimeve të identifikuara nga paneli I OKB-së të cilat kanë dërguar armë dhe municione për rebelet në Libi gjatë konfliktit. Paneli ka zbuluar se 800 mijë fishekët ishin pjesë e një marrëveshje më të madhe mes UKRINMASH dhe qeverisë së Emirateve përmes ndërmjetësit armen, ku përfshiheshin 2 milion fishekë dhe 1 mijë pushkë AK-47. Në raport thuhet se autoritetet shqiptare I kishin thënë panelit që nuk kishin dijeni për ndryshimin e fluturimeve që zyrtarisht ishin drejtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndryshime të cilat u bënë jashtë hapësirës ajrore shqiptare. Por ekspertët e OKB janë të mendimit se disa prej autoriteteve shqiptare kishin informacion të mjaftueshëm për këto ndryshime por nuk vepruan. “Në informacionet e tyre përfshihej një kërkesë bërë nga autoritetet ajrore në 8 shtator 2012 për një avion i cili kishte si itinerar Tirana-Zarzis-Benghazi,” –thuhet në raport.

Veç kësaj, në kërkesën për ulje, avioni ishte regjistruar si ngarkesë e rrezikshme, çka e bënte të qartë se ngarkesa kishte material ushtarak. “Në total, tre fluturimet e ngarkuara me të njëjtin material kryen të njëjtin itinerar nga Tirana drejt Bengazit pa u kontrolluar nga autoritet shqiptare”-thuhet në raport.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

back to top